Na ndiqni edhe në

Kronikë

Radhët kilometrike në Kapshticë, reagon Policia Kufitare: Pala greke po shton sportelet. Situata drejt normalizimit

Radhët kilometrike në Kapshticë, reagon Policia Kufitare: Pala

Policia Kufitare në Kapshticë ka reaguar lidhur me situatën problematike të ku qytetarët shqiptarë mbetën të bllokuar prej orësh në doganë, ashtu siç në fakt ndodh rëndom sa here emigrantët kthehen në Shqipëri.

Në reagimin zyrtar thuhet se për shkak të fluksit në rritje, Policia Kufitare shtoi në maksimum numrin e sporteleve. Njëkohësisht Shefi i Stacionit të Policisë Kapshticë mori kontakt me homologun në palën greke me qëllim që edhe policia kufitare greke të shtonte sportelet.

Njoftimi:

Kapshticë/Sqarim i Policisë Kufitare.

Pasditen e sotme, në dalje të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë ka pasur fluks në rritje të qytetarëve dhe automjeteve që lëviznin në drejtim të shtetit grek.

Për shkak të fluksit në rritje, Policia Kufitare shtoi në maksimum numrin e sporteleve, konkretisht me 5 sportele në dalje dhe 3 në hyrje të Republikës së Shqipërisë.

Njëkohësisht Shefi i Stacionit të Policisë Kapshticë mori kontakt me homologun në palën greke me qëllim që edhe policia kufitare greke të shtonte sportelet.

Pas takimit mes dy policive, pala greke shtoi sportelet dhe menjëherë filloi lëvizja e njëtrajtshme duke eleminuar radhët e krijuara për shkak të fluksit të madh që kishte në orët e pasdites.

Aktualisht në këto momente, situata është normale në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë dhe nuk ka qytetarë e automjete në radhë.