Na ndiqni edhe në

Kronikë

Dy të rinj sherr në Rrëshen, qëllohet me armë makina e nipit të Kastriot Reçit

Dy të rinj sherr në Rrëshen, qëllohet me armë makina e


Të shtëna me armë janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në Rrëshen. Mësohet se pas një konflikti të çastit disa persona kanë qëlluar me armë. Bëhet me dije se Saimir Reçi ishte objektivi i sotshëm pas sherrit që pati me me Enrik Bardhin.

Reçi mësohet se është nipi i Kastriot Reçit, i ekzekutuar në vitin 7 janar 2020.

Policia sqaron se dy të rinjtë u përplasen fizikisht me njëri-tjetrin dhe më pas, i riu Enrik Bardhi ka shkuar në banesë ka marrë armën dhe bashkë me të atin Martin Bardhi kanë qëlluar në drejtim të mjetit të Saimir Reçit, i cili më pas u aksidentua. Nga të shtënat fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Janë ngritur pika kontrolli, si dhe vijon kontrolli i zonës, për të kapur dy autorët./K.C/dritare.net