
Policia jep detajet e para nga aksidenti tragjik në rrugën e Arbrit: 4 të plagosur në spital
E Mërkurë 4 Janar 2023, 19:07
Dritare.net
Policia ka dhënë detajet e para nga aksidenti i rëndë në Bulqizë ku deri tani janë konfirmuar 3 viktima, ndërsa katër persona të tjerë janë në spital.
“Rreth orës 18:15, në aksin rrugor Fushë Bulqizë-Shupenzë, në vendin e quajtur 'Ura e Gjoricës', janë përfshirë në një aksident rrugor 2 automjete dhe për pasojë kanë humbur jetën në vendngjarje shtetasit K.I., dhe M.I. si dhe ka humbur jetën në spital shtetasja L.I. Gjithashtu janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital shtetaset F.I., K.M., dhe shtetasit M.L., E.L., pasagjerë në automjete. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes po punon zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./dritare.net

















