
Njëra në burg, tjetra në varr, jeta e dy motrave Pushani!
Dritare.net
Amanda Pushani 37 vjeç u gjet e pajetë në banesën e saj në Tiranë. Trupi i të resë kishte shenja thike në trup, çfarë sjell dyshime se mund të jetë vrarë.
Autorja e dyshuar është e motra e saj, Marsela Pushani. 40-vjeçarja u arrestua nga policia.
Në dëshminë e saj në polici Pushani tha se nuk kishte qëllim të vriste të motrën, por kjo e fundit e kërcënoi.
“Nuk kam dashur ta vras motrën, veprova në kushtet e vetëmbrojtjes. Prej më shumë se 10 vitesh ishte e alkoolizuar dhe problematike. Mëngjesin e djeshëm kemi pasur debat pasi i kërkonim që të linte alkoolin. Fillimisht Amanda mori thikën dhe më kërcënoi mua dhe mamanë se do të na vriste. Situata u tensionua dhe veprova në kushtet e vetëmbrojtjes”, ka thënë Marsela Pushani në Polici.
Ajo e goditi të motrën në stomak, me thikë, çka solli vdekjen e Amandës. Ishte e ëma që njoftoi policinë. Por nënë e bijë kanë dashur ta fshehin krimin. Ata jetonin të treja në një apartament, në rrugën e Hajdar Hidri në Tiranë.
Ngjarja në fillim u trajtua si vetëvrasje.
Marsela Pushani është me profesion mësuese në një shkollë private në Tiranë. Ajo që dihet për Amanda Pushanin, është se ishte e papunë, e alkoolizuar dhe shkonte në supermarket të lagjes ku banonte, e kërkonte pije alkoolike./L.F-dritare.net

















