
Nën hetim për vendosjen e kamerave, kush janë të akuzuarit me të shkuar kriminale!
Dritare.net
Policia ka hequr mbi 150 kamera sigurie të vendosura gjatë 24 orëve të fundit rrugëve të Tiranës. Ndërkohë janë zbuluar edhe emrat e personave të shpallur në kërkim. Mësohet se një pjesë e personave të përfshirë në vendosjen e kamerave në qytete, janë përfshirë edhe më parë në ngjarje kriminale.
Ja disa prej emrave: Baftiar Sufa ; Bajram Gjoshi; Bledar Musaj; Boiken Spahiu; Denis Dervishi; Elidon Kotorri; Ervin Mansaku; Ervis Murati; Florand Karemani ; Florian Dragoni; Gëzim Çelaj; Gjergj Cukali; Igli Selita; Ilir Oshafi; Rigers Krroqi; Valbona Drapi dhe Zenel Gjoshi.
Gjergj Cukali është përfshirë në shumë ngjarje kriminale, kryesisht për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe një tjetër ngjarje që ka të bëjë me atentatin ndaj biznesmenit Gjon Mema, më 9 shkurt 2021, në rrugën “Silvio Berluskoni” në Kamëz.
Ndërsa Ilir Oshafi ka qenë i dënuar më parë për trafik droge. Elidon Kotorri është dënuar për vrasje të trefishtë për hakmarrje./K.C/dritare.net

















