Na ndiqni edhe në

Kronikë

Lihet në burg mësuesi i Fiskulturës që akuzohet për ngacmim seksual të dy nxënëseve të tij

Lihet në burg mësuesi i Fiskulturës që akuzohet për

Gjykata e Faktit në Gjirokastër ka vendosur masën e arrestit 40 ditë në ngarkim të Kleanthi Laçit, i akuzuar për ngacmim seksual ndaj të të miturve.

Gjykatësja Suela Dashi është njohur me ngjarjen përmes prokurores Edlira Manelli, e cila nga ana e saj ka kërkuar burg pa afat për mësuesin e edukimit fizik në shkollën 9-vjeçare “Avni Rustemi” në qytetin e Tepelenës.

Laçi ka mohuar të ketë ngacmuar seksualisht nxënëset e tij, duke thënë se është i pafajshëm.

Pas paraqitjes se provave, gjykatësja Suela Dashi ka dhenë vendimin me 40 dite paraburgim ndaj Kleanthi Laçit i cili këtë dënim do ta vuajë pasi të dalë nga spitali rajonal i Gjirokastrës nga ku dhe kurohet pas dhunës se ushtruar ndaj tij të dielën e kaluar prej vëllait te njërës prej minoreneve te pretenduara se është ngacmuar seksualisht prej mësuesit.

Pas ngjarjes Laçi u pezullua nga puna e tij në shkollën 9 vjeçare të Tepelenës, deri në përfundim të hetimeve./dritare.net