Na ndiqni edhe në

Kronikë

Kush ishte Anila Grishaj, 26-vjeçarja që vdiq tragjikisht në Itali!

Kush ishte Anila Grishaj, 26-vjeçarja që vdiq tragjikisht në

Anila Grishaj, 26-vjeç humbi jetën ditën e djeshme në mënyrë tragjike gjatë punës në një fabrikë në Itali. Grishaj, punonte pranë një kompanie prodhimi të ushqimeve të ngrira, ku në mënyrë fatale u godit nga makineria duke i shtypur rruazat e qafës.

Makina që goditi të renë ishte blerë së fundmi nga kompania e paketimit të ushqimeve të ngrira. Mediat italiane shkruajnë se e reja, me flokë të gjatë kaçurrela dhe një buzëqeshje plot shkëlqim, cilësohej nga kolegët e saj si një vajzë gazmore, punëtore dhe shumë e rezervuar për jetën e saj private. Vajza kishte krijuar shoqëri me të gjithë kolegët e saj të punës, të cilët ishin të parët që dhanë alarmin pas aksidentit. Për të, megjithatë, nuk kishte asgjë që mund të bëhej.

Një hetim për vdekjen e Anila Grishajt ka nisur nga Prokuroria e Trevisos. Makineritë e paketimit u sekuestruan për hetime të mëtejshme nga policia./M.K-dritare.net