Na ndiqni edhe në

Kronikë

Koncesioni i sterelizimit, GJKKO kërkon hetim për ish-ministrat Ilir Beqja dhe Shkëlqim Cani

Koncesioni i sterelizimit, GJKKO kërkon hetim për ish-ministrat Ilir

Pas urdhër-arresteve nga SPAK lidhur me koncesionin e sterelizimit, gjytari Erjon Bani i ka sugjeruar prokurorit të çështjes Edvin Kondillit, që të nisë hetimet dhe të marrë të pandehur edhe ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqja si dhe ish-ministrin e Financave Shkëlqim Cani.

Mësohet se masat e sigurisë nga GJKKO ishin vendosur që më 23 qershor, ndërkohë që janë ekzekutuar vetëm ditën e djeshme nga prokurori Edvin Kondlli.

Ende nuk bëhet me dije se pse është marrë ky vendim.

Kujtojmë se SPAK ka arrestuar sot ish-zv.ministrin e Shëndetësisë Klodjan Rjepajn dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, si dhe ka lëshuar masën e sigurisë për 6 zyrtarë të tjerë që kanë qenë anëtar komisioni./M.K-dritare.net