Na ndiqni edhe në

Sport

Gjermania bën histori në Botëror

Kombëtarja e Gjermanisë ka hyrë në historinë e Kupës së Botës, duke vendosur një rekord të ri për numrin më të madh të golave të shënuar në historinë e turneut. Suksesi i thellë 7-1 ndaj Kurasaos i mundësoi “Pancerëve” të arrijnë në kuotën e 239 golave të realizuar në Botërorë, duke kaluar Brazilin dhe duke u ngjitur në krye të kësaj statistike prestigjioze.

Ky rekord i ri i shton një kapitull tjetër rivalitetit historik mes dy prej kombëtareve më të suksesshme në futbollin botëror. Gjermania dhe Brazili kanë qenë protagoniste të shumë momenteve të paharrueshme në Kupën e Botës, ndërsa një nga përballjet më të famshme mbetet gjysmëfinalja e vitit 2014, kur gjermanët triumfuan me rezultatin e bujshëm 7-1 në Belo Horizonte.

Me këtë arritje, Gjermania jo vetëm që konfirmon statusin e saj si një nga fuqitë më të mëdha të futbollit botëror, por tashmë mban edhe rekordin e golashënueses më të mirë në historinë e Kupës së Botës, duke lënë pas Brazilin në renditjen e përgjithshme./dritare.net