Goditja e grupeve kriminale, reagon kreu i SPAK: Për çfarë do të përdoren pasuritë e konfiskuara!
Dritare.net

Pas operacionit të fundit kundër një grupi të strukturuar kriminal me 10 anëtarë, kreu i SPAK, Klodian Braho, ka paralajmëruar se pasuritë e krijuara nga aktivitetet kriminale nuk do të mbeten në duart e autorëve, por do të sekuestrohen dhe konfiskohen në favor të shtetit. Ky reagim vjen pas aksion ku u godit grupi i strukturuar kriminal me 10 anëtarë, konkretisht:
Nikoll Bibaj
Isa Aliu,
Sokol Bibaj
Florjan Musaj
Armando Pacani
Denis Matoshi
Naldi Yzeiraj
Oklid Aliu
Dritan Gjika
Shpëtim Aliu
“SPAK vijon goditjen e rrjeteve të krimit të organizuar të përfshira në aktivitetin e trafikimit të drogës nga Amerika Latine për në Evropë dhe në Mbretërinë e Bashkuar, të veprimtarisë së pastrimit të parave dhe të pasurive me origjinë kriminale.
Pasuritë me origjinë kriminale dëmtojmë ekonominë e ligjshme, konkurencën e lirë, veprimtarinë ekonomike të bizneseve që punojnë në mënyrë të ligjshme dhe të ndershme.
Ato rrisin forcën ekonomike të krimit të organizuar, përdoren për të financuar veprimtarinë kriminale dhe nuk sjellin asnjë të mirë publike.
Për këtë arsye, pasuritë me origjinë kriminale duhet të sekuestrohen, të konfiskohen, të kalojnë në favor të shtetit dhe të përdoren për qëllime të ligjshme.
SPAK garanton se veprimet e tij synojnë vetëm pasuritë me origjinë kriminale dhe pasuritë që lidhen me veprimtarinë kriminale. Në asnjë rast nuk do të cënohen të drejtat e pronësisë dhe të drejtat e tjera reale të personave fizikë dhe personave juridikë që investojnë në veprimtari ekonomike apo në sipërmarrje private mjete monetare dhe pasuri të fituara në mënyrë ligjshme”, shprehet Braho./K.C/dritare.net