
Atentati ndaj Arjan Ndoji, koha kur Kejvina Kthella dëshmonte për lidhjen me Redjanin!
Dritare.net
Lajmi i ditës së sotme, për urdhër arrestin e SPAK për njërin nga nipat e deputetit të PS-së, Rrahaman Rrahja, Ramazanit, ka rikthyer në vëmendje rolin e modeles Kejvina Kthella gjatë hetimeve të kryera nga prokuroria lidhur me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji.
Modelja, e cila së fundmi ka qenë pjesë e Big Brother Vip, ka qenë e lidhur me Redjan Rrajën, nipin tjetër të deputetit të PS-së, i njohur ndryshe si dentisti. Emri i tij del edhe në ngjarjen e bujshme të dhunës së ushtruar ndaj Xhisiela Malokut.
Modeles Kthella në atë kohë ju vu në sekuestro një makinë superluksoze, telefoni por edhe llogari bankare, ku disa prej të mirave material që ajo posedonte dyshohej të ishin dhurata luksoze prej Redjanit, i përfshirë në disa ngjarje të bujshme kriminale në vend.
Modelja asokohe u pyet nga grupi hetimor për marrëdhënien e saj me të akuzuarin Redjan Rraja. Shkak për këtë u bë alibia që Rraja ka zbuluar për hetuesit, kur ka thënë se nuk ka patur gisht në atentatin e Arjan Ndojit, pasi në atë kohë kur ka ndodhur ngjarja ai ka qenë bashkë me të dashurën e tij.
Në SPAK Kejvina Kthella ka treguar se me datën 31 të muajit tetor të 2019-ës, ka qënë në banesën e Redjanit aty ku qëndruar natën dhe të nesërmen në mëngjes ka shkuar për punë. Ajo ka treguar më tej se ka pasur komunikim me të gjatë gjithë ditës e se Rraja i kishte thënë se do shkonte në Durrës me disa miq të tij. Ndërsa me datë 2 Redjani i ka thënë Kejvinës se ndodhej jashtë vendit. Komunikimi mes tyre ka vijuar dhe me datë 3 me anë të telefonit./dritare.net

















