
Grabiti kryebashkiakun në Greqi, arrestohet biznesmeni shqiptar. Në kërkim dhe 2 gra!
Dritare.net

Një biznesmen shqiptar është arrestuar në Greqi, sipas mediave vendase. Mediat greke bëjnë me dije se biznesmeni është pronar i një kompanie që fitonte tendera publikë, vidhte makineri të rënda, ku akuzohet për të paktën 3 raste.
Emri i biznesmenit të arrestuar ende nuk është bërë me dije ndërsa akuzohet se ka grabitur kryebashkiakun e Lamias, Panourgias Papaioanou. Këtij te fundit, grupi kriminal i përbërë nga dy meshkuj dhe dy femra shqiptare i kanë vjedhur 2 eskavatorë me vlerë 245 mijë euro. Ngjarja ka ndodhur ditën e martë, gjatë javës së kaluar ndërsa bëhet me dije se grupi kriminal ndodhet ende në territorin grek.
Ndërkohë në kërkim janë shpallur 2 gra shqiptare të cilat kanë qene pjesë e 3 vjedhje me vlerë 645 mijë euro.
Ky grup prej shtatorit vidhnin makineri të ndërtimit nga rajone të ndryshme të vendit.
Qëllimi i tyre ishte transportimi i makinerive të vjedhura të ndërtimit jashtë Greqisë, ku do t’i rishisnin të tëra ose si pjesë këmbimi, duke pritur fitime të mëdha./M.K-dritare.net

















