Na ndiqni edhe në

Kronikë

GJKKO lë në burg Behar Bajrin!

GJKKO lë në burg Behar Bajrin!

Behar Bajri i shumë kërkuari nga drejtësia është lënë në burg sot nga GJKKO. Bajri u ekstradua ditën e djeshme nga Franca me masa të rrepta sigurie ndërsa në seancë ka refuzuar të flasë.

Bajri akuzohet për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim.

43-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK për vrasje në dosjen Metamorfoza. Dyshohet se Bajri ka organizuar dhe koordinuar bashkëpunëtorët e tij, duke i dhënë informacione mbi vendndodhjen e kundërshtarëve, për të organizon prita, me qëllim vrasjen e tyre./M.K-dritare.net