Na ndiqni edhe në

Kronikë

Fshehja e plagosjes së 41-vjeçarit në Tiranë. Reagon policia: S’e kemi bërë publike për shkak të hetimeve

Fshehja e plagosjes së 41-vjeçarit në Tiranë. Reagon

Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht për plagosjen e Eder Dorzit në një lokal në ish-Bllok në Tiranë ditën e shtunë.

Sipas policisë ngjarja nuk është bërë publike për arsye hetimit. Në njoftimin e saj policia thotë se ka shpallur në kërkim dy shtetas si autorë të plagosjes, ndërsa i dëmtuari Dorzi ndodhet në spital në gjendje të rëndë..

‘Në lidhje me një lajm të publikuar në media, për një shtetas të plagosur me mjet prerës, në një lokal, në rrugën “Vaso Pasha”, ju sqarojmë se ngjarja nuk është fshehur, por për arsye hetimi, me qëllim identifikimin e autorëve, nuk është bërë publike.

Në lidhje me këtë ngjarje, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, është punuar intensivisht për identifikimin e autorëve. Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë shpallur në kërkim shtetasit M. H., 27 vjeç dhe E. H., 27 vjeç, pasi kanë goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. D., 40 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spitalin, nën kujdesin e mjekëve.’ - njofton policia./J.H/dritare.net