
Emrat/ Rrjeti shqiptar i kokainës dënohet me 70 vite burg, në Angli!
Dritare.net

Një bandë trafikantësh droge që kryesohej nga dy vëllezër shqiptarë është dënuar në total me më shumë se 70 vite burg në Angli.
Grupi udhëhiqej nga vëllezërit shqiptarë Edmund dhe Eduard Haziri të cilët trafikonin drogë të klasit A.
Mësohet se kushëriri i vëllezërve Haziri, Gazmend Hoxha do të udhëtonte për në Londër për të marrë drogën dhe paratë, përpara se të kthehej në Midlands për të rifurnizuar tregtarët e shumtë të bandës. Drogën, të cilën e mbështillnin me bileta ua shisnin deri në 145 klientëve në ditë, duke fituat qindra mijëra paund gjatë një viti.
Dje një nga anëtarët e fundit të bandës, Razvan Manoliu u dënua duke i dhënë fund perandorisë së tyre të trafikut të drogës.
Ja dënimet nga Gjykata:
Edmund Haziri, 36 vjeç i dënuar me 15 vjet burg.
Eduard Haziri, 34 vjeç, i burgosur me 15 vjet e gjashtë muaj.
Grazmend Hoxha, 47 vjeç i dënuar me 11 vjet burg.
Alban Krasniqi, 34 vjeç, i dënuar me nëntë vjet burg.
Samuel Stoica, 25 vjeç, i burgosur për tetë vjet e tre muaj.
Simion Stoica, 22 vjeç, burgosur për tre vjet e gjashtë muaj.
Kristi Prifti, 23 vjeç, i dënuar me katër vjet burg.
Joshua Garrigan, 32 vjeç, burgosur për dy vjet e tetë muaj.
Razvan Manoliu, 27 vjeç, burgosur për dy vjet e tetë muaj.
Daniel Stavrat, 29 vjeç, do të dënohet muajin e ardhshëm./M.K-dritare.net

















