Na ndiqni edhe në

Kronikë

Do vras politikanët, të zhduk farën e keqe të tyre! Arrestohet nga policia 36 vjeçari!

Do vras politikanët, të zhduk farën e keqe të tyre!

Një 36-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia, pasi është kapur me një arsenal armësh zjarri, armë të ftohta, vjedhje kamuflazhi e sende të tjera.

Ka qenë vëllai i të arrestuarit AntonioLeka , ai që ka njoftuar policinë e Lezhës, për prezencën e tij të armatosur, pasi kishte parë të vëllain të veshur ushtarak dhe me një jelek anti-plumb.

Pas këtij informacioni, policia e rrethoi të dyshuarin Antonio Leka dhe e ndaloi atë në aksin rrugor Milot-Lezhë, pranë ishull Shëngjinit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në makinën e tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri pistoletë me 5 karikatorë, 1 automatik me 5 karikatorë, 550 fishekë luftarakë për pistoletën dhe automatikun, 1 palë dylbi, 1 antiplumb ushtarak, 1 thikë, 1 çantë ushtarake, 75 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe rroba kamuflazhi.

Gjatë momentit të arrestimit Antonio Leka, nuk ka shfaqur rezistencë ndaj punonjësve të policisë, por u ka thënë këtyre të fundit se ishte nisur në drejtim të Lezhës, për të vrarë politikanët.

'Do vras politikanët e Lezhës, dhe të zhduk farën e keqe të tyre' -ka pohuar ai. Antonio Leka mesohet se është djali i një oficerje ushtrie, Davë Leka.

Në gjykatë i riu ai do të përballet me akuzat "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike", "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta" dhe “Përgatitja e kushteve për vrasje”./dritare.net