
Aksidenti tragjik me tre të vdekur në rrugën e Arbrit, dy nga viktimat janë vëllezër!
Dritare.net
Shpejtësia e lartë dhe mungesa e ndriçimit ka qenë shkaku i aksidentit të rëndë të ndodhur pasditen e sotme në aksin Bulqizë-Maqellarë në rrugën e Arbrit, ku për pasojë kanë ndërruar jetë 3 persona dhe disa të tjerë janë plagosur rëndë. Disa nga të plagosurit janë dërguar në spitalin e Bulqizës dhe ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.
Mediat kanë mësuar se dy prej viktimave janë identifikuar si Kujtim dhe Murat Dehari, vëllezër, nga Maqellara.
Përplasja ndërmjet makinës tip ‘Benz 240’ dhe mjetit tip ‘BMW’ ‘kokë më kokë’ ka qenë shumë e fortë dhe makinat janë dëmtuar pothuajse plotësisht në pjesën e përparme të tyre.
Në vendngjarje ndodhen dy ambulanca dhe një zjarrfikëse, si dhe policia e cila po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./dritare.net

















