Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Krasta nuk është i vetmi, ja figurat televizive që kanë ikur të pakënaqur dhe janë rikthyer prapë tek i njëjti ekran!

Krasta nuk është i vetmi, ja figurat televizive që kanë ikur
Shumë media nuk e kapërdinë dot rikthimin e Adi Krastës në Top Channel. Edhe në rrjete sociale shumë njerëz ngrinin shprehnin habinë e tyre për këtë rikthim. Moderatori Krasta, nuk është as i pari dhe as i fundit që largohet dhe rikthehet në të njëjtën punë. Shumë të tjerë e kanë bërë përpara tij dhe të tjerë do ta bëjnë në vitet që vijnë.

Arjan Çani, pas suksesit të tij në TVA, kaloi në TV Klan emisionin e tij “Zonë e lirë”, por një përplasje me pronarin e televizionit, Aleksandër Frangaj, i cili kundërshtoia ardhjen e Edi Ramës në studion e televizionit, e detyroi (të paktën siç u deklarua atëherë) që të largohej nga televizioni. Gjatë kohës që ishte në televizionin Vizion Plus, Çani sulmonte vazhdimisht nga larg Frangajn dhe moderatorin e “Opinion” Blendi Fevziu, aq sa u duk sikur Çani dhe Sandri nuk do të puqeshin kurrë më bashkë. Por shumë shpejt, u zbeh gjithçka dhe Çani u rikthye në Klan ne 2011, këtë rradhë më shumë se i dashur me Sandrin dhe Fevziun.

arjan_cani_18289

Adi Krasta njihet për lirinë e tij të të shprehurit dhe nuk përmbahej as ndaj Topit, madje as gjatë kohës kur punonte në Top Channel dhe moderonte “E diell”. Ai u ftua nga Top Channel me emisionin e suksesshëm “Ethet e së premtes mbrëma”, më pas vijoi me emisionin “Ora 7” dhe me pas moderoi emisionin “100 Milionë” dhe “E diell”. U largua vete, i pakënaqur me politikat e televizionit ne vitin 2011 dhe u shpreh kundër këtyre politikave edhe gjatë emisionit të tij “A Show” në Agon Channel. Por kohët ndryshojnë, konfliktet sheshohen dhe ai tashmë rikthehet në Top me një program të ri.

maxresdefault

Andi Bushati ka pasur nëj lidhje të fortë dhe të hershme me TV Klan dhe me aksionerin kryesor Aleksandër Frangaj. Si kryeredaktor i revistës “Klan” (ku Frangaj ishte bashkë-aksioner) në pikun e suksesit, dukej sikur Bushati kishte gjetur lirinë e mjaftueshme për të krijuar atë produkt që ai mendonte. Por më pas, marrëdhënia e tij me Frangaj u karakterizua nga krisje të herëpashershme, derisa Bushati vendosi që emisionin e tij “Zonë e ndaluar” ta krijonte në Vizion Plus. Atëherë kur u duk se gjithçka kishte mbaruar, ai rikthehet, fillimisht si opinionist i rregullt në Opinion. Por sërish një tjetër përplasje ndodhi. Në portalin e tij “Lapsi.al” Bushati nisi të shkruante kundër një projekti për ndërtime në rezortin “Laguna Blu” duke fajësuar ndër të tjerë edhe Frangajn. Ky i fundit iu kundërpërgjigj dhe i gjithë diskutimi, le të themi nuk të jepte shpresë për ndonjë pajtim të paktën për këtë vit.

ANDI_BUSHATI_PORTRET-2_2

Vera Grabocka ka pasur një lidhje të ngushtë me TV Klan, me të cilin ka realizuar shumë prej spektakleve të saj, pas mbylljes së TVA në 2002. Por diçka ndodhi në vitin 2010, që e detyroi producenten, e cila sapo kishte përfunduar me sukses dy spektakle “Dua Më Shumë Shqipërinë” dhe “Më shumë dashuri”, që të transferohej si regjisore në “Dancing with the Stars” në Vizion Plus. Pasi punoi në këtë televizion për dy sezone, ajo u rikthye në TV Klan së bashku me Alketa Vejsiun me projektin “X Factor” dhe nga ato çfarë shohim në instagramin e saj, por edhe çfare kuptojmë nga spektaklet e njëpasnjëshëm që ka realizuar në TV Klan, duket se kjo marrëdhënie është gjithmonë e më e fortë dhe nuk shohim ndonjë shans për krisje.

vera]

Gazetari Armand Shkullaku dha dorëheqjen nga posti i drejtorit të informacionit në TV Klan që e mbante për më shumë se 8 vjet. I pakënaqur me disa vendimarrje të drejtuesve të televizionit, ai vendosi të largohej për disa vite në Kosovë ku drejtoi Klan Kosova. Por më pas u kthye prapë si drejtor informacioni në ABC News, një stacion që ka për aksioner kryesor, Aleksandër Frangajn. Pra të njëjtin pronar, me të cilin Shkullaku nuk u nda mirë.

armand-shkullaku

Sokol Balla hyri në Top Channel në vitin 2005, si drejtor informacioni dhe mbajti këtë pozicion deri në vitin 2015, kur në rrjete sociale, u bë virale një video erotike e tij. Balla u tërhoq nga pozicioni i drejtori të informacionit dhe mbajti vetëm emisionin e tij “Top Story”. Në fillim të 2016-ës, ai u rikthye sërish në pozicionin e drejtorit të informacionit dhe jo vetëm kaq, por emisioni i tij kaloi në dy herë në javë.

sokolballa

Si opinionist me pagesë, kohën më të gjatë në ekran, publicisti Fatos Lubonja e ka kaluar në “Opinion”. Por ikjet dhe kthimet e tij në këtë emision janë po aq të bujshme sa deklaratat “bombë” që ai lëshon në shtyp. Për së largu, Lubonja e ka akuzuar shpesh Fevziun për korrupsion apo anshmëri politike, por sërish është kthyer në karriget e studios të moderatorit. Madje edhe në studio ai ka replikuar me Fevziun dhe është larguar sërish. Për një farë kohe, Lubonja u punësua pranë Agon Channel ku kishte këndin e tij të opinionit dhe tani që ai televizion nuk ekziston më, publicisti shkruan në portale online. Do të kthehet prapë tek Fevziu në rolin e opinionistit? Nuk do të çuditemi po ta shohim./anabel.al

Fatos Lubonja, gjate nje mbledhje te KQZ, ku eshte miratuar referndumi kunder importit te mbetjeve.