Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kosovë, polica vret të gjithë familjen më pas veten

Kosovë, polica vret të gjithë familjen më pas veten

Një lajm i tmerrshëm, raportohet të ketë ndodhur në Kosovë. Efektivja e policisë, me iniciale, V. B ka vrarë të gjithë familjen. Ngjarja ka ndodhur në Gjilan. Policja ka vrarë dy prindërit, dy vëllezërit dhe më pas veten.

Njoftimi i policisë:

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se sot rreth orës 13h, nga një zyrtare policore janë vrarë 4 persona – anëtarë të familjes së saj dhe në fund e njëjta ka kryer vetëvrasje. Sipas informatave të para, dyshohet se në lagjen ‘’Bujanina’’, në Gjilan, e ndjera V.B., zyrtare policore, në kuadër të Stacionit Policor në Gjilan, me armë zjarri ka qëlluar dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj, ndërsa, pastaj ka kryer vetëvrasje. Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë policia, prokurori i rastit dhe ekipe mjekësore, të cilët edhe kanë konstatuar vdekjen e tyre, ndërsa me urdhër të prokurorit trupat e të njëjtëve do të dërgohen për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë.

/L.F-dritare.net