
Rritet sërish numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë, 21 raste vetëm sot!
E Premte 22 Maj 2020, 21:09
Dritare.net
Në Kosovë, është rritur sërish numri i personave të prekur nga koronavirusi. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 21 raste të reja, ndërkohë që dje u regjistrua vetëm 1 rast.
Nga 21 rastet e reja, 15 janë shënuar vetëm në qytetin e Prizrenit.
Deri më tani, pozitive rezultojnë gjithësej 1.025 raste dhe janë shënuar 29 vdekje./E.B-dritare.net

















