Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

PD kërkon interpelancë me Ramën, Peleshi refuzon! Çështja i lihet Kuvendit, 79 vota kundër

6a33aefcb937ekuvendi.jpg

Një grup deputetësh të PD kërkuan interpelancë urgjente me kryeministrin për situatën demografike dhe largimet masive.

Kryeparlamentari Peleshi tha se “kërkesa rrëzohet është me të njëjtin objekt që e kemi trajtuar edhe më herët. Në rast mosdakordësie me kryetarin, deputeti shtron çështjen në Kuvend që pasi dëgjon mendimin e deputetit, jo më shumë se 10 minuta, vendos me votim të hapur dhe pa debat.”

Parashtrimi i çështjes para Kuvendit iu la Sali Berishës, ndërsa votimi i Kuvendit u nda me 28 pro dhe 79 kundër.