Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Escobar: Asociacioni duhet të zbatohet

Escobar: Asociacioni duhet të zbatohet

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka deklaruar se zbatimi i marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe është bazë e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve.

"Politika jonë ka qenë shumë e qartë. Ne mbështesim plotësisht dialogun e lehtësuar nga BE për të normalizuar marrëdhëniet. Për ne, njohja reciproke duhet të jetë qëllimi përfundimtar. Ne mendojmë se të gjitha vendet e rajonit duhet të njohin njëri-tjetrin, duhet të reduktojnë barrierat në tregti, duhet të ndihmojnë në zgjidhjen e disa problemeve të pazgjidhura të mbetura nga vitet '90 dhe të ecin përpara drejt integrimit evropian.

Ne mendojmë se tani propozimi franko-gjerman të cilin ne e mbështesim ishte një hap i rëndësishëm në normalizimin e marrëdhënieve. Është një udhërrëfyes i mrekullueshëm, shpresojmë që të dyja palët ta pranojnë dhe të fillojnë menjëherë zbatimin e tij. Por ndërkohë, ka mjaft fusha që ekzistojnë brenda Marrëveshjes së Brukselit që mbeten të paplotësuara. Një nga më të rëndësishmet është Asociacioni i komunave me shumicë serbe”, tha Gabriel Escobar.

Serbia ka nisur një dialog kombëtar dhjetëditor në Kuvend për atë se çfarë do të thotë që vendi të pranojë propozimin francezo-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve Serbi-Kosovë./L.F-dritare.net