Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Abuzuan seksualisht me 11 vjeçaren, dënohen me 40 vite burg 4 të akuzuarit!

Abuzuan seksualisht me 11 vjeçaren, dënohen me 40 vite burg 4

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar sot me 40 vite burg në total, katër të rinjtë e arrestuar për akuzën e abuzimit seksual me të miturën në Kosovë.

Kjo ngjarje ka ndodhur në 27 gusht të vitit të kaluar.

Të arrestuar janë Ekrem Rexhepi, ku ndaj të cilit është caktuar dënimi me 15 vite burg. Vëllai i tij, Gent Rexhepi, i mitur, i dënuar me burgim për të mitur me 9 vite. I mituri Xhabir Salihu, i cili është dënuar me burgim për të mitur, me 8 vite. Dhe i mituri Gentrit Jashari i dënuar me burgim për të mitur, gjithashtu me 8 vite. Ndërsa i arrestuari, Shkëlqim Kameri u lirua nga akuzat.

Ngjarja e bërë publike vitin e kaluar, ngjalli reagime të shumta në Kosovë ku u organizuan protesta me kërkesë rritjen e sigurisë për vajzat dhe gratë në vend./A.ZH-dritare.net