Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Koronavirusi dëmton ekonominë italiane, Milano humb 30 miliardë euro

Koronavirusi dëmton ekonominë italiane, Milano humb 30 miliardë
“Efekti Coronavirus” dështime në tregjet botërore. Dhe Italia, e cila është duke luftuar me përhapjen e virusit që nga e premtja, është ndër tregjet financiare më të prekura.

Piazza Affari mbylli një ditë të zezë me indeksin Ftse Mib duke zbritur 5.43% në 23.427 pikë, pasi humbi më shumë se 6%. Sesioni negativ shkaktoi një ulje të kapitalizimit të koshit të letrave me vlerë të bursës së Milanos në rreth 30 miliardë euro.

Frika nga një përshkallëzim i koronavirusit jashtë Kinës prek edhe bursat e tjera evropiane. Indeksi i Eurostoxx 600 humbi 3.84%. Londra ra 3,34% në 7,146 pikë. Frankfurti humbi 4.01% në 13.035 pikë dhe Paris 3.94% në 5.791 pikë. Wall Street gjithashtu ra, me humbje prej rreth 3%./K.C/dritare.net