
Koronavirusi/ 1381 të vdekur deri më tani, mijëra të infektuar
E Premte 14 Shkurt 2020, 19:07
Dritare.net

Janë rritur ndjeshëm viktimat nga koronavirusi i cili ka shpërthyer në Kinë, disa javë më parë.
Sipas të dhënave të fundit, numri i të vdekurave deri më tani, llogaritet në 1381, ndërsa të infektuar janë më shumë se 63.922 raste, sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit në Kinë.
Zyrtarët kinezë kanë dhënë shifra edhe për punonjësit shëndetësorë të infektuar me koronavirus.
Gjashtë punonjës shëndetësorë kanë vdekur dhe 1.716 janë infektuar që nga shpërthimi i koronavirusit.
Organizata Botërore e Shëndetit tha që nuk kishte ndonjë ndryshim të madh në vdekshmërinë e njerëzve nga ditët e tjera.
Gjithashtu nuk pati ndonjë ngritje të konsiderueshme të rasteve me virus jashtë Kinës, tha OBSH./ I.M-Dritare.net

















