Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Koronavirus/ Profesori në Britani: Kaloni një Shën Valentin pa u përqafuar

Koronavirus/ Profesori në Britani: Kaloni një Shën Valentin pa u
"Kaloni një Shën Valentin pa puthje as përqafime", kështu është shprehur një shkencëtar për BBC, për të parandaluar përhapjen e koronavirus, që tani zyrtarisht njihet si  SARS-CoV-2. Profesori John Oxford tha se njerëzit duhet të jenë pak më të ftohtë me njëri-tjetrin, për t'u mbrojtur nga ky virus vdekjeprurës. Për profesorin  Oxford,  i cili e përshkroi këtë sëmundje si një 'virus social' tha se ai mund të mposhtet duke ndërprerë kontaktin mes njerëzve.

"Unë mendoj se veprimet tona duhet të shkojnë përtej maskës që e vendos çdo kush. Ajo që duhet të bëjmë është të kemi sa më pak kontakte trup më trup me njerëzit, të mos shtrëngojmë duart, të mos përqafohemi, puthemi", tha thënë profesori.

Virusi kinez, përhapet përmes frymëmarrjes. Deri më tani janë vrarë 1100 njerëz, duke infektuar 46.000 persona në të gjithë botën./L.F-dritare.net