
Koronavirus/ A infektohemi prej pakove online nga Kina? Përgjigjet mjeku!
Dritare.net

Fatmirësisht, në Shqipëri deri më tani nuk është evidentuar asnjë rast, por sërish qytetarët janë të shqetësuar.
Nërkohë, përveç kësaj, një shqetësim i madh që vihet re së fundi është nëse virusi mund të përhapet nëpërmjet pakove të mallrave që blejnë nga Kina, nëfaqe online të tilla si si "AliExpress" apo "AliBaba".
I kontaktuar nga Dritare.net, mjeku infeksionist Arjan Harxhi, ka thënë se nuk duhet të shqetësohen pasi përhapja e koronavirusit ndodh vetëm nga njeriu tek njeriu dhe jo përmes sendeve.
"Deri më tani nuk ka asnjë informacion që koronavirusi përhapet përmes sendeve. Virusi kinez përhapet nga kontakti mes njerëzve dhe jo nga sendet apo mallrat. Prandaj, mundësia që të përhapet nga mallrat e ardhur nga kina, nuk ekziston", tha mjeku.
Pra, të gjithë ju që jeni të shqetësuar, duhet të qetësoheni, pasi pakot nga Kina nuk përbëjnë rrezik për shëndetin tuaj./E.B-dritare.net

















