Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Komentuesi: Një natë e ministres në hotel sa një km rrugë, Rama: Kjo gjellë e kazanit është e prishur

Komentuesi: Një natë e ministres në hotel sa një km

Pak më parë në portale u përhap lajmi se ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj, përgjatë vitit 2018, ka qëndruar në hotelet më të shtrenjta të Europës e Britanisë, ku nata varionte nga 700 euro minimumi.

Një komentues në facebook, i ka shkruar Ramës në lidhje më këtë rast. Ai i sugjeron ta largojë ministren nga kabineti, pasi një natë e saj në hotel është e barabartë me një kilometër rrugë.

" Edi Rama kur do ta shkarkosh nga detyra Etilda Gjonajn? Po e shkarkove kët do te shtrosh edhe shumë rrugë të tjera. Sepse nje natë e saj nē hotel popullit i kushtojka 1 km asfalt. Bonu burr njëher e mire qoje ne shtëpi."

Kryeministri i përgjigjet duke sulmuar sërish mediet që përhapen lajmin, se kjo është një gjellë e prishur që e ka sajuar kazani mediatik.

" Ti mua merr te keqen se jam shume me teper popull se ti, se jetoj çdo dite e çdo nate me kete popull dhe ndjek nga 100 halle njerezish te zakonshem ne dite, pervec puneve te tjera, po qe ta marresh vesh ti, e ke gabim krejt kete punen e kilometrave hotele dhe çka ke ngrene ne ate kazan ku e gjetur, eshte gjelle e prishur", i përgjigjet Rama./L.F-dritare.net