Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kokëdhima me lëvizje të re brenda PS, ja si e komenton Tahiri!

Kokëdhima me lëvizje të re brenda PS, ja si e komenton Tahiri!
Kreu i Ministrisë së Brendshme, Saimir Tahiri, gjatë shpërndarjes së ndihmave për familjet e prekura nga përmbytjet në lagjen “Kombinat” në kryeqytet, i ka konsideruar llafe pazari deklaratat e ish ­deputetit të Vlorës, Koço Kokëdhima në emisionin “Studio e Hapur”. Kokëdhima tha se do të krijonte një lëvizje të re politike brenda Partisë Socialiste.

I pyetur nga mediat, nëse kishte ndonjë koment për deklaratën e ish deputetit të PS, Tahiri tha se, "unë nuk kam shumë kohë për t’u marrë me llafe pazari. Unë po merrem me punë".

Ish ­deputeti i PS­-së Kokëdhima deklaroi se do të krijojë një lëvizje brenda PS-­së për ta reformuar atë dhe për të ndryshuar rregullat e përzgjedhjes së deputetëve. “Do të krijoj lëvizje brenda PS­-së që synon reformimin e PS-­së që përfaqësuesit e partisë si zgjedhin anëtarët e partisë. Javët e ardhshme do ta prezanton lëvizjen si alternative debati në bazën e Partisë Socialiste. Jemi afër zgjedhjeve, dhe këtë gjë do ta bëj me kujdes që të mos dëmtoij objektivat elektorale të PS-­së”, tha Kokëdhima.