Kryesuesja e listës së kandidatëve për deputetë në qarkun e Kukësit, Mimi Kodheli takoi ushtarakët në lirim dhe në rezervë në qytetin e Kukësit. Kodheli tha se ish ushtarakët nuk janë trajtuar siç duhet nga qeveritë dhe janë larguar nga puna në vitet ’90. Por, edhe pse kanë kaluar 25 vjet, Kodheli i mblodhi bashkë dhe i ngushëlloi duke u treguar historinë e gjyshit. Ajo u rrëfeu se gjyshi ishte gjeneral dhe e ushqente me ndjenjën e atdhedashurisë. Nga kjo kuptohet se pse Kodheli u bë ministre e Mbrojtjes./dritare.net