Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

KLP hap zyrtarisht garën për Prokuror të Përgjithshëm

KLP hap zyrtarisht garën për Prokuror të Përgjithshëm
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka hapur zyrtarisht sot garën për Prokuror të Përgjithshëm.

Afati i prokurorëve për të aplikuar është një muaj. Pas një muaji KLP ka 45 ditë vlerësim, për kandidatë për kryeprokuror.

Rregullorja mbi kriteret dhe procedura për përzgjedhjen e kandidatëve, është miratuar dy javë më parë.

Rregullorja parashikon 4 kriteret kryesore për vlerësimin e kandidatëve për prokuror të përgjithshëm mes të cilëve kriteri profesional, kriteri moral dhe i integritetit, vlerësimi organizativ dhe drejtues dhe elemente shtesë për vlerësim (përvojë në jetën akademike, tituj shkencorë)./E.B-dritare.net