Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Klevis Balliu- Taulant Ballës: Provojeni të votoni, do të kapeni zvarrë

Klevis Balliu- Taulant Ballës: Provojeni të votoni, do të kapeni
Taulant Balla është shprehur nga Cërriku se zgjedhjet do të zhvillohen në 30-qershor dhe këtë se luan as topi, ndërkohë nëpërmjet një statusi në Facebook, ish-deputeti i PD, Klevis Balliu i është përgjigjur se të gjithë ata që kërkojnë shkatërrimin e pluralizmit do të kapen zvarrë.

“Ti o Taulant nuk do votosh. Sepse zvarrë do të kapen ata që po kërkojnë shkatërrimin e pluralizmit në Shqipëri”, shkruan Balliu.

Reagimi i Klevis Balliut

"Shërbëtor i krimit dhe trafikantëve Taulant Balla

Na flisni me bindje se në 30 qershor do të ketë zgjedhje në këtë vend.

Taulant, meqënëse po dilni të gjithë si RILINDAS në kor të thoni se do ketë zgjedhje dhe se luan topi .

Po të them këtë. Nuk ka zgjedhje me një parti. Nuk ka rikthim të votimeve komuniste.

Ju provojeni të shkatërroni pluralizmin dhe po të them ty, e këtë po ta them troç. As vetë ju sdo votoni, as ti o Taulant nuk do votosh.

Sepse zvarrë do të kapen ata që po kërkojnë shkatërrimin e pluralizmit në Shqipëri.

PROVOJENI./e.k-Dritare.net