Kjo grua kërkoi leje nga puna se nuk ndihej mirë mendërisht dhe mori përgjigjen më të pabesueshme nga shefi i saj
Dritare.net
Kultura jonë shpesh është një përbindësh i vërtetë kur vjen puna tek trajtimi i punonjësve, të cilëve u kërkohet vazhdimisht të jenë produktivë, të mos sëmuren asnjëherë dhe të punojnë mundësisht jashtë orarit, në emër të pasionit apo përmbushjes së detyrave.
Por Madalyn Parker, një programuese web-i ka ndarë në rrjet përgjigjen e pabesueshme që mori nga shefi i saj, pasi kërkoi dy ditë leje për të pushuar mendërisht, informon dritare.net sipas Cosmopolitan.
Parker postoi në Twitter bisedën me shefin e saj Ben Congleton, e cila tanimë është bërë virale.
Parker shkruan: Po e marr pushim sot edhe nesër për t’u fokusuar në shëndetin tim mendor. Me shpresë që të kthehem plot energji dhe vitalitet 100% javën e ardhshme.
Ndërsa shefi i saj, Congleton iu përgjigj:
"Përshëndetje Madalyn,
Doja t’ju falënderoja personalisht për dërgimin e e-maileve si ky. Sa herë që ju bëni diçka të tillë, për mua është një kujtesë në rëndësinë e marrjes së ditëve pushim, për shëndetin mendor. Nuk mund ta besoj se kjo nuk është praktikë standarde në të gjitha organizatat. Ju jeni një shembull për të gjithë ne duke ndihmuar në uljen e paragjykimeve. Vetëm kështu, ne mund të japim më të mirën nga vetja jonë në punë", informon dritare.net.
Në fakt sot është mjaft e vështirë të flasësh për shëndetin mendor në vendin e punës, ndaj shpesh njerëzit mjaftohen duke kërkuar leje “thjesht sepse nuk ndihen mirë”. Marrë nga Cosmopolitan. Përshtati J.H/ dritare.net.