
Kjo është arsyeja se pse Cristiano Ronaldo u largua nga Reali
E Martë 10 Korrik 2018, 20:08
Dritare.net

Mediat spanjolle po kërkojnë arsyen e vërtetë të largimit të CR7 nga klubi që i dha gjithçka.
Sipas “Marca”-s, Ronaldo u largua nga Reali vetëm për shkak të prishjes së raporteve me presidentin Florentino Perez.
Ky i fundit që një vit i ka premtuar rritje page, por në fund nuk e bëri një gjë të tillë. Portugezi e ka ndjerë veten si të nënçmuar nga Perez, motoja e të cilit është “Klubi mbi çdo individ”./d.m-dritare.net

















