
Kjo është 8-vjeçarja me kocka të brishta, që adhuron të kërcejë!
Dritare.net

Por, me gjithë dhimbjen që sjell kjo frakturë, ajo pëlqen të kërcejë dhe nuk dorëzohet para gjendjes së saj.
“Unë nuk mund ta tendos krahun, por mund të tendos trurin. Është i madh, shumë më i madh, më i fuqishëm. Emri im është Efia Ayeyi. Jam 8 vjeçe. Kam osteogenesis imperfecta që do të thotë se kockat e mia janë të buta dhe mund të thyhen lehtë.” ,-thotë vogëlushja 8-vjeçare, e cila vuan nga tipi i 3 i kësaj sëmundjeje, shkruan dritare.net
“Unë adhuroj të këndoj, adhuroj të kërcej. Unë gjithashtu adhuroj të lexoj dhe luaj.”,- shprehet Efia.
Por edhe koha kur luan mund të jetë e rrezikshme për Efian.
“Sa herë që prek kockat qaj sepse më dhembin shumë. Nëse unë hedh diçka, atëherë më thyhet kocka. Nëse e shtriq krahu, thyej kockën. Sa herë që unë thyej një kockë, mami ma lidh me fashë dhe ajo shërohet.”,- thotë vogëlushja.
Gjendja e Efian rëndohet gjithnjë edhe më shumë, ndërsa rritet. Terapia që ajo ndjek dhe ushtrimet që bën e kanë ndihmuar sadopak. Por pavarësisht dhimbjeve nga fraktura, vogëlushja refuzon që sëmundja ta pengojë. Ajo ka kompozuar disa këngë. Ajo kompozoi këngën: “I can’t stretch my arms”, “Nuk mund t’i shtriq krahët”, sepse nuk mund t’i shtriqë krahët ashtu siç bëjnë të tjerët.
“Por me ndihmën e Zotit, unë mund të shtriq trurin.”,- thotë ajo./K.C/dritare.net
https://www.youtube.com/watch?v=qvyqM55kHII

















