
Këto postime në Facebook, ju marrin të dhënat. Mësoni për çfarë bëhet fjalë!
Dritare.net

Cilat janë ato postime në facebook, që konsiderohen si të rrezikshme nëpërmjet të cilave ju vidhen të dhënat personale?
Dritare.net informon se kuizet janë një ndër to. Këto postime ju shpërndahen miqve, me qëllim që, nëpërmjet përgjigjeve hakerat të zbulojnë të dhënat personale tuajat ose të vjedhin identitetin tuaj duke përdorur informacione personale që Facebook u siguron atyre.
Sipas një raporti të fundit nga CNN, kjo praktikë është përdorur në një skandal të kohëve të fundit, ku hakerët ukrainas përdorën kuize të Facebook për qëllime dashakeqe.
Si mund ta shmangni këtë situatë?
Duhet të klikoni vetëm në lidhje që ju besoni patjetër. Për të qëndruar të sigurt, mund të raportoni lidhje të dyshimta në Facebook dhe të shmangni faqet e internetit që ju detyrojnë të regjistroheni ose që ju kërkojnë një adresë emaili shtesë./L.F-dritare.net

















