Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Këto janë hormonet që të shëndoshin sa 10 festa bashkë

Këto janë hormonet që të shëndoshin sa 10 festa
Përveç një mënyrë jetese sedentare dhe një diete të pashëndetshme, hormonet mund të luajnë një rol të caktuar në shtimin në peshë.

Nëse po mbani dietë për më shumë se një muaj tashmë, por pesha juaj nuk ka ndryshuar, ndoshta estrogjeni është fajtori. Për të balancuar një tepricë të estrogjenit në trupin tuaj, rekomandohet të minimizoni konsumin e produkteve të pasura me proteina.

Shihni se cilat mund të bëhen një nga pengesat në rrugëtimin tuaj të humbjes së peshës:

1. Teprica e estrogjenit

Nivelet e larta të estrogjenit ju bëjnë të shtoni në peshë pavarësisht ushqimit që hani. Kjo peshë e tepërt kryesisht ruhet në ije dhe cikli juaj menstrual bëhet i çrregullt, mund të keni dhimbje koke ose të bëheni shumë emocionalë.

Një sasi e tepruar e estrogjenit gjithashtu mund të jetë arsyeja për humbjen e flokëve, humbjen e kujtesës dhe gjumin e çrregullt.

Krijimi i estrogjenit në trupin e njeriut shkaktohet nga ngrënia e mishit të prodhuar në kushte industriale me përdorimin e hormoneve të rritjes. Substancat e ngjashme me estrogjenin përdoren në prodhimin e plastikës dhe kimikateve shtëpiake.

Për të pastruar trupin tuaj nga estrogjeni i tepërt, konsumoni më pak mish dhe zëvendësojeni atë me perime. Ushqimet të larta në fibra lidhen me estrogjenin dhe e eliminojnë atë nga trupi juaj.

Farat e linit, tërshëra, mollët dhe dardhat zvogëlojnë ndikimin e tij negativ në trup. Vaj esencial i rozmarinës ndihmon për të rivendosur ekuilibrin hormonal dhe për të përmirësuar kujtesën tuaj.

2. Mungesa e serotoninës

Një mungesë serioze e serotoninës pothuajse gjithnjë manifestohet në depresion dhe humor të keq. Për më tepër, njerëzit me një mungesë serotonine shpesh ndryshojnë zakonet e tyre të ngrënies.

Nëse ndiheni sikur mund të hani një tortë çokollate vetëm ose keni neps për patate të skuqura gjatë natës, kjo është mënyra se si trupi juaj ju sinjalizon se keni mangësi të hormonit të lumturisë.

Burimet natyrore të serotoninës janë vezët, arrat dhe ananasi. Ananasi gjithashtu përmbajnë bromelain; është një ferment që pengon enjtjen. Ushtrimi fizik i lehtë dhe kalimi i më shumë kohës në natyrë, rrit nivelin e serotoninës.

3.Teprica e Ghrelin

Ghrelin është një hormon që përcakton nëse jeni i uritur apo jo. Është shumë kokëfortë: edhe pas një viti në një dietë të ulët kalorike, niveli i ghrelen-ës mund të jetë ende i lartë (trupi do të përpiqet të ruajë inde të yndyrës për çdo rast).

Ghrelin mund të na ndihmojë të humbim peshë lehtë dhe gjithashtu e bën shumë të vështirë mbajtjen e atij niveli të peshës.

Por, është e lehtë të manovroni. Ju vetëm duhet të konsumoni produkte që hapin stomak tuaj, si perimet, frutoret, drithërat dhe farërat.

Pas konsumimit të këtyre ushqimeve, fillon reagimi hormonal dhe filloni të ndiheni të ngopur. Largoni sheqernat dhe ushqimet e përpunuara: ata janë të larta në kalori, por e mbajnë të pandryshuar nivelin e ghrelin.

Gjumi dhe mungesa e stresit janë mënyrat më të mira për të mbajtur nivelin e ghrelin-s nën kontroll. Pas 6-8 orëve gjumë përqendrimi i hormonit në gjak bie.

Kujdes: Mos e teproni me uljen e nivelit të ghrelin pasiështë një hormon i rëndësishëm. Luan një rol vendimtar në studimin dhe zhvillimin e aftësive intelektuale.

4.Teprica e neuropeptidit Y

Nëse përqendrimi i neuropeptidit Y është i lartë në gjak, do të përfundoni me një oreks të pangopur. Ky hormon jo vetëm që mund të çojë në shtim të thjeshtë të peshës, por në një obezitet real.

Teprica e neuropeptidit Y bën që indet e yndyrës të ruhen në pjesën e poshtme të shpinës, ije dhe mollaqe; për shkak të rritjes së shpejtë të peshës të shkaktuar nga këto hormone, strijat mund të shfaqen.

I gjithë trupi juaj i nënshtrohet një stuhie të vërtetë emocionale: ankthi, nervozizmi dhe dhimbja e kokës shfaqen. Ju gjithashtu mund të përjetoni djersitje të tepruar, ju shfaqen njolla pigmentimi dhe rritet presioni i gjakut.

Përjashtoni nga dieta juaj të gjitha ushqimet me një përqendrim të lartë të sheqerit. Melmesat dhe salcat duhet të ndalohen, pasi ju bëjnë të ndiheni shpesh të uritur.

5. Teprica e prolaktinës

Një nivel i lartë i prolaktinës çon në një shtim të shpejtë të peshës. Gratë mund të vërejnë t’ju shfaqen qime në të gjithë trupin e tyre dhe cikli i tyre menstrual ndryshon.

Shtesa e prolaktinës çon në rritjen e gjëndrave të qumështit tek meshkujt. Nëse vëreni ndonjë simptomë, është e nevojshme që të flisni me mjekun tuaj, meqë një nivel i lartë i prolaktinës mund të tregojë një tumor të hipofizës (prolactinoma).

Natyrisht, ashtu si çdo çekuilibër hormonal, një nivel i lartë i prolaktinës duhet të trajtohet nga mjekët, por ka ushqime që gjithashtu mund t’ju ndihmojnë të ulni nivelin e saj.

Kushtojini vëmendje ginseng-ut dhe ginkgo biloba-s, pasi mund t’ju ndihmojnë të trajtoni mosbalancimin e prolaktinës.

6. Deficiti i glukagonit

Glukagoni ul oreksin dhe nxit tretjen yndyrore. Niveli i këtij hormoni ulet pas një situate stresuese, prandaj disa njerëz fillojnë të hanë nga stresi.

Megjithatë, mungesa e glukagonit mund të tregojë gjithashtu se keni probleme me veshkat, mëlçinë ose pankreasin.

Për të rritur nivelin e glukagon-it, është thelbësore të normalizoni zakonet tuaja të të ngrënit. Duke bërë pushime të gjata në mes të ngrënit, hormoni do të përthith yndyrë në vetvete.

Ushtrimi fizik mund të jetë gjithashtu i dobishëm: një stërvitje 30-minutëshe rrit ndjeshëm nivelin e glukagonit në gjak.

7. Mungesa e adrenalinës

Adrenalina (epinefrina) rrit proceset metabolike dhe djeg indet e yndyrës. Epinefrina përfshin emocionet më të ndritshme që ndjeni nën rrethana të caktuara (ndonjëherë ekstreme).

Nëse nuk e keni ndjerë këtë emocion në jetën tuaj për një kohë të gjatë tani, ndoshta është koha për një ndryshim. Dhe për të humbur peshë gjithashtu.

Ju duhet të mbani mend se adrenalina nuk do të ndryshojë asgjë në trupin tuaj nëse nuk ndryshoni zakonet tuaja të të ngrënit.

Megjithatë, nëse ulni konsumimin e karbohidrateve (si buka e bardhë, misrit dhe orizi), atëherë adrenalina, së bashku me somatotropinën, do të fillojnë të luftojnë indet tuaja të yndyrës.

Gjërat që mund të nxisin adrenalinënë janë lojërat kompjuterike, filmat horror, xhirot emocionuese dhe madje edhe të folurit publik. Shtoni një dietë të shëndetshme dhe ju do të keni të gjithë paketën për një trup të shëndetshëm.

8. Teprica e testosteronit

Testosteroni konsiderohet të jetë hormon mashkullor, por ai luan një rol të rëndësishëm edhe në trupin femëror. Një tejkalim i testosteronit çon në një rritje të peshës trupore dhe indet e yndyrës ruhen në pjesët e sipërme të trupit (krahët, gjoks dhe qafë).

Ju mund të ulni nivelin e hormonit natyrshëm. Ju duhet vetëm ndihma e phytoestrogen-ëve në soje, kafe dhe produkte të grurit të plotë. Sheqeri i rafinuar duhet të zëvendësohet me hurma arabie, mollë të ëmbla dhe kajsi.

9. Deficiti i Adiponectin-ës

Pesha e tepërt shpesh tregon mungesën e adiponectin-ës, veçanërisht nëse yndyra është e ruajtur kryesisht në pjesën e mesme të trupit. Nëse jeni diagnostikuar me diabet të tipit II, ka të ngjarë që niveli i adiponektinës në trupin tuaj të jetë shumë i ulët.

Ekspertët besojnë se në një moment mund të jetë e nevojshme luftimi i peshës së tepërt dhe problemeve të tjera metabolike me injeksione adiponectin. Ato ju ndihmojnë të humbni peshë dhe nuk ndërhyjnë në oreksin tuaj.

Mos e neglizhoni stërvitjen fizike. Ushtrimi më i mirë që ndihmon në rritjen e adiponectin është ecja. Rekomandohet të ecni të paktën 8.000 hapa çdo ditë.

Ekziston edhe një produkt i mahnitshëm që rregullon nivelin e hormonit në gjakun tuaj, stikat. Gjithashtu, nëse zëvendësoni karbohidratet në dietën tuaj me yndyrna të monosaturuara (si avokado, ullinj, vaj ulliri), yndyra do të zhduket edhe më shpejt.

Të gjitha informatat e paraqitura në këtë artikull janë vetëm për qëllime informative. Të gjitha këshillat duhet të konsiderohen plotësuese. Nëse mendoni se keni ndonjë problem me hormonet, konsultohuni me mjekun tuaj. Vetëm një profesionist mund t’ju japë diagnozën e duhur./Supershendeti.com