Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Këshillat që Bill Gates do t’i jepte vetes, nëse do të ishte i ri!

Këshillat që Bill Gates do t’i jepte vetes, nëse do të
Si një nga njerëzit më të suksesshëm në botë, themeluesi i Microsoft, Bill Gates, është gjithmonë i gatshëm të japë këshilla. Këtë herë dritare.net ju sjell këshillat që ai do të donte t’i jepte vetes së tij, nëse do të ishte i ri. Lexojini më poshtë!

1. Bëhu më i vetëdijshëm

“Do të përpiqesha të isha më i vetëdijshëm, pa hequr vëmendjen dhe dëshirën për të mësuar gjëra të reja”.

2. Të kuptoj idenë e grupeve të ndryshme të aftësive.

“Isha aq naiv për grupet e ndryshme të aftësive. Mendova që nëse ke një IQ  (koeficient inteligjence) të lartë, mund të jemi të mirë në çdo gjë. Ky nocion ishte një ide e thjeshtë zgjuarsie, dhe jo ajo që mund të zgjidhë gjithçka”.

3. Inteligjenca merr forma të ndryshme

“Kur mbarova univeristetin, ishin disa gjëra që duhej t’i kisha mësuar. Për shembull; inteligjenca merr forma të ndryshme. Nuk është një dimensionale dhe jo aq e rëndësishme sa kisha menduar”.

4. Mësoni për pabarazitë e botës

“Kam një pishman të madh dhe unë: Kur mbarova shkollën, pak dija për pabarazitë në botë. Më mori dekada për të mësuar”.

5. Mësoni rëndësinë e njerëzve që ju sfidojnë

“Kur jeni të rrethuar me njerëz që ju sfidojnë, ju mësojnë dhe ju shtyjnë të jeni versioni më i mirë i vetes”.

6. Balanconi punën dhe jetën

“20 vjet më parë do të qëndoja në zyrë për ditë të tëra dhe nuk do ta mendoja dy herë, sepse kisha energji. Tani nuk kam energji si më parë, por kam zgjuarsi pak më shumë”./Përshtati E.B-dritare.net