
Kelvi Kadilli ikën nga televizioni, ja kush do ta zëvendësojë!
E Premte 28 Shkurt 2020, 14:02
Dritare.net

Ai lajmëroi se do t’i përkushtohet biznesit, shumë larg ekranit të televizionit.
“Kjo është dita e fundit që unë do të jem pjesë e "Ditë e Re". Është diçka që ka të bëjë me biznesin dhe jo televizionin, do të më duhet të tërhiqem ca kohë nga ekrani. Kemi bërë mbledhje të shumta, na duhej një figurë mashkullore për të më zëvendësuar mua. E gjetëm një çikë më të mirë se unë (qesh)”.
Nga e hëna vendin e tij do ta zërë Arjon Muça. Ish-banor i Big Brother, ai ka prezantuar disa emisione në televizion./L.F-dritare.net

















