Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kate Middleton hoqi dy unazat e preferuara gjatë vizitës në spital, zbulohet arsyeja!

Kate Middleton hoqi dy unazat e preferuara gjatë vizitës në
Sot Dukesha e Kembrixhit ishte për vizitë në spitalin e fëmijëve, ku kaloi pak kohë me vogëlushët. Detaji që nuk lanë pa kapur fotografët, ishte se, Kate Middleton nuk i kishte vënë dy unazat e saj të preferuara, atë të fejesës dhe martesës. Ajo mbante vetëm unazën rreth, në gishtin ku mbahet unaza e fejesës.

Arsyeja se përse Kate nuk e vuri unazën sot është e thjeshtë. Për shëndet dhe siguri. Ndërsa shkoi të vizitonte fëmijët në spital, ishte e rëndësishme për mbretërorët që të hiqte çdo gjë që rrezikonte higjienën, dhe kjo nuk është hera e parë që dukesha ka hequr aksesorët e saj të preferuar, gjatë vizitës në spital. /K.C/dritare.net