Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kapet gjallë autori i sulmeve të Parisit

Kapet gjallë autori i sulmeve të Parisit
Konfirmohet arrestimi i autorit të shumëkërkuar të sulmeve të Parisit.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat belge që citojnë burime të policisë.

I dyshuari në kërkim për sulmet terroriste në Paris, i cili ka qenë në arrati që nga nëntori, është “kapur gjallë” para pak minutash gjatë një kontrolli anti-terror në Molenbeek, Belgjikë, sipas medias vendase.

Policia tha se njëri nga dy të dyshuarit e plagosur gjatë operacionit “ngjante” si 26-vjeçari Salah Abdeslam, por tani ka ardhur edhe konfirmimi se ishte pikërisht ai.

Presidenti francez Francois Hollande i tha gazetarëve në Bruksel se nuk do të japë detaje rreth “operacionit” për momentin.

Hetuesit gjetën shenjat e gishtave të Abdeslam në një apartament aty pranë që e kishin kontrolluar në fillim të kësaj jave, tha një prokuror belg./dritare.net/

2345 3543