Ju pëlqejnë ushqimet e pjekura në zgarë? Ja rreziqet për shëndetin tuaj!
Dritare.net
Të pjekësh produktet e mishit, vazhdimisht në zgarë çon deri në rrezik për kancer. Kjo për shkak se tymi gjatë gatimit dhe djegia e qymyrit lëshon kimikate kancerogjene.
Gatimi i ushqimit shumë afër qymyrit është një rrezik. Sidomos kur ju e praktikoni këtë shpesh. Ajo çfarë sugjerohet është të përdorni mjetet që do ta largojnë sa më shumë tymin nga produktet që po gatuani. Rastet e helmimit shtohet dyfish gjatë periudhës së verës, ndaj shmangeni sa më shumë gatimin në këtë formë, sa do e shijshme mund të jetë.
Mishi lëshon yndyrë dhe pastrimi zgarës është më i vështirë. Kështu, pas përdorimit të shumëfishtë, mikrobet zënë vend dhe nuk është e lehtë për t'i zhdukur. Këshillohet që gjithmonë para se të vendosni në zgarën e nxehtë produktet, ta pastroni me limon. Kjo metodë do të reduktojë mikrobet./L.F-dritare.net