Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ju njohim me mjeken më të re për foshnjat, në Tiranë!

Ju njohim me mjeken më të re për foshnjat, në Tiranë!
Konsultores së fëmijëve nr. 1 në Tiranë, së fundmi i është shtuar një mjeke e re. Ajo është Juan Luzi. Juna ka përfunduar studimet në mjekësi, dhe ka marrë eksperiencë në spitale të ndryshme. Zgjodhi degën e  mjekësisë së familjes, dhe aktualisht është emëruar si mjeke e foshnjave të porsalindur, grup moshat 0-1 vjeç.

Është një punë që Juna e do, sepse aty gjen veten.

“Kënaqësia që të japin fëmijët e porsalindur, buzëqeshjet e tyre, gugatjet,  janë padyshim magji më vete”, tha ajo.

Punësimi i mjekëve të rinj është një risi në spitalet e të gjithë vendit, dhe ka si qëllim përmirësimin e shërbimit spitalor ndaj qytetarëve./E.B- dritare.net

https://www.youtube.com/watch?v=bvAcUIHiMXQ&feature=youtu.be