Na ndiqni edhe në

Shëndet

Jo të gjitha femrat kanë gjakderdhje, pas herës së parë

Jo të gjitha femrat kanë gjakderdhje, pas herës së parë
Jo të gjitha femrat kanë gjakderdhje pasi kryejnë marrëdhënie për herë të parë. Janë të pakta studimet shkencore që janë kryer për të treguar sesa femra kanë gjakderdhje pas marrëdhënieve për herë të parë dhe sa prej tyre nuk kanë.

Sipas një studimi të publikuar British Medical Journal nga Dr. Sara Patterson-Broën, që në dritare.net po e sjellim për herë të parë, u zbulua se të paktën 63% e femrave nuk kanë pasur gjakderdhje pasi kanë kryer marrëdhënie për herë të parë.

Disa femra kanë njolla të pakta gjaku, që zgjasin për disa orë. Ndërkohë disa të tjerave mund t’iu zgjasë gjakderdhja për dy-tri ditë, disave edhe më gjatë.

Për pjesën më të madhe, ashtu si çdo gjakderdhje nga çdo pjesë tjetër e trupit tuaj, gjakderdhja që vjen gjatë ose pas kryerjes së marrëdhënieve, ndodh për shkak të një dëmtimi. Si mund të ndodhë dëmtimi gjatë seksit? Në disa mënyra të ndryshme:

1.) Nëse partneri është i detyruar të fusë me forcë organin e tij gjenital në vaginë, kur femra nuk është e eksituar mjaftueshëm. Kjo bën që vagina të mos jetë vetlubrifikuar mjaftueshëm dhe kryerja e marrëdhënies të mos i japë kënaqësi femrës. Në këtë situatë ndodh që shpesh të fërkohen indet e vaginës apo qafës së mitrës. Nëse një femër sulmohet seksualisht, gjakderdhja është shumë e zakonshme për këtë arsye.

2.) Kur partneri është shumë i ashpër. Në qoftë se një partner është shumë i ashpër ose përdor forcë me organin e tij gjenital, gishtat ose një lodër seksi, kjo gjë mund të shkaktojë lëndime dhe gjakderdhje.

3.) Për shkak të një infeksioni apo gjendjesh të tjera mjekësore. Për shembull, infeksioni Klamidia (Chlamydia), i cili transmetohet seksualisht, ndonjëherë mund të shkaktojë gjakderdhje gjatë marrëdhënieve. IST Gonorrea ose Trichomoniasis gjithashtu mund të shkaktojë gjakderdhje.

Për shkak të butësisë së qafës së mitrës gjatë shtatzënisë, gjithashtu disa gra shtatzëna përjetojnë gjakderdhje nga marrëdhënie.

Edhe menopauza ndikon në gjakderdhjen nga marrëdhëniet, kjo sepse ulet niveli i estrogjenit, në këtë mënyrë muret e vaginës bëhen më të holla duke i bërë ato më pak fleksibël dhe elastikë.

4.) Nëse cipa e virgjërisë është çarë shumë pak ose është është në proces për t'u çarë, kryerja e marrëdhënieve e gërryen atë. Njerëzit priren të besojnë se kjo është e vetmja arsye përse femrat kanë gjakderdhje. Kur është ky shkaku i gjakderdhjes, mosha është një faktor i madh. Sa më e re të jetë femra kur kryen marrëdhënie për herë të parë, aq më tepër gjakderdhje mund të ketë.

Sipas mjekësisë dhe specialistëve, tri situatat e para janë shkaqet më të shpeshta të gjakderdhjes vaginale dhe më pak rasti i fundit.

Shumë njerëz mund të mendojnë gabimisht se gjakderdhja duhet të ndodhë patjetër apo ndodh gjithmonë, për shkak të cipës së virgjërisë.

Një mit tjetër është edhe fakti që besohet se kryerja e marrëdhënieve për herë të parë, është e dhimbshme. Nëse femra ka dhimbje gjatë herës së parë, më së shumti është për tri arsyet e para dhe jo të fundit.

Cipa e virgjërisë nuk është një “vulë” për të gjitha femrat. Ajo është një tufë e hollë e membranës, e cila largohet me kalimin e kohës, madje edhe për ato që nuk kanë kryer marrëdhënie më parë. Kjo ndodh për shkak të hormoneve, shkarkimet vaginale, menstruacioneve, aktivitetit të përgjithshëm fizik. Disa gra janë të lindura edhe pa cipën e virgjërisë.

Për disa femra, gjatë fëmijërisë së tyre, membrana e cipës së virgjërisë, fillon të hapet pak dhe bëhet më e madhe me kalimin e kohës. Kjo është arsyeja përse disa 12-vjeçare mund të kenë rrjedhje, edhe nëse nuk kanë kryer asnjëlloj marrëdhënie seksuale.

Ja çfarë duhet të ndodhë gjatë marrëdhënieve seksuale për herë të parë!

Fillimisht ju duhet të ndjeheni gati dhe ta doni atë gjë. Nëse ka diçka që nuk i’u pëlqen apo nuk ndjeheni rehat, mos hezitoni të flisni dhe mos bëni kompromise që nuk doni, vetëm sepse i’ua kërkon partneri.

Mbase ju keni pasur apo do të keni gjakderdhje, por edhe mund të mos keni. Në cilindo rast, kjo nuk do të thotë asgjë për ju dhe fakti.që jeni apo jo e virgjër.

Në rast se ju keni gjakderdhje, e cila zgjat për disa ditë, ose ndodh kur kryeni marrëdhënie, duhet të konsultoheni me një specialist. Pasi shkaku mund të jetë një problem mjekësor që ju keni ose dëmtim që keni marrë nga kryerja e marrëdhënieve.

Nuk ka asgjë për të pasur turp nga gjakderdhja, por ju duhet të shmangni dëmtimet nga kryerja e marrëdhënieve të cilat mund t’iu shkaktojnë gjakderdhje. Nëse kjo gjë iu ka ndodhur, është mirë që për disa ditë të mos kryeni marrëdhënie me qëllim mbylljen e plagëve./pershtati

dritare.net