

Tiranë- Situata e reshjeve në Tiranë ka sjellë mjaft probleme. Në zonën e Laknasit deri më tani janë evakuuar 3 familje. Gjithashtu është raportuar përmbytja e komisariatit nr.5, shkruan dritare.net.
Situatë e rëndë paraqitet edhe në autostradën Tiranë-Durrës, ku niveli i ujit ka arritur 75 centimetër, dhe tanimë kanë ndërhyrë edhe Forcat e Armatosura. Gjithashtu anës rrugës, raportohet se janë përmbytur shtëpi dhe biznese.
Durrës- Situata në qytetin e Durrësit raportohet të jetë e qetë porsa i përket përmbytjeve. Nga erërat e forta dhe moti me shi, është pezulluar puna në Port. Dritare.net raporton se në qytetin bregdetar, disa zona kanë problem me furnizimin me Energji Elektrike.
Vlorë- Tre familje janë evakuuar në fshatin Risili për shkak të prurjeve të mëdha të lumit Shushicë. Familjet që janë evakuuar rrezikoheshin që të prekeshin nga prurjet e lumit prandaj janë zhvendosur nga Emergjencat Civile. / I.M-Dritare.net

















