
Ja si të kujdeseni për lulen e Krishtlindjeve, që të mos thahet!
Dritare.net

Nëse blini vetë lule të tilla gjatë festave ose edhe jua dhurojnë duhet të dini disa sekrete sit a mbani lulen të freskët dhe të mos vyshket për disa ditë me radhë.
Dritare.net sot në këtë artikull do ju tregojë disa truke që do ju shërbejnë t’i mbani lulet e Krishtlindjeve në shtëpi, sikur t’i kishit blerë në moment.
Së pari duhet të dini që kjo lule nuk duhet mbajtur në temperature të ftohta. Temperatura e duhur në të cilën duhet mbajtur është nën 20 gradë.
Mos bëni gabime edhe me ujitjen. Sepse ujitja është një faktor që ndikon në jetën e lules. Ju nuk duhet ta ujisni shpesh por vetëm atëherë kur të shikoni se dhe është tharë dhe ka ndryshuar ngjyrë.
Nëse lulja i ka gjethet të mëdha dhe jo gati në të vyshkur, është në një moment që nuk keni pse shqetësoheni, në të kundërt duhet t’i shtoni disa elementë me sugjerimin e luleshitëses.
Por nëse shikoni që lulja është në gjendjen më të mirë dhe dëshironi t’i ndryshoni vazon, duhet të bëni kujdes me prerjen e kërcellit. Pasi ta keni prerë te një nyje, mbajeni për 1 minutë në ujë të vakët, më pas në ujë të ftohtë dhe mbilleni kur të keni mundësi./E.B-dritare.net

















