Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ja si mund ta parandaloni gripin e sezonit!

Ja si mund ta parandaloni gripin e sezonit!
Gripi është një virozë e cila prek më së shumti njerëzit në periudhën e dimrit. Por që të jeni të mbrojtur, duhet të merrni masa që herët. Nëntori është muaji i duhur për t'u vaksinuar, që sistemi juaj imunitar të jetë më i fortë, në mënyrë që ta përballojë virozën. Vaksina ju mbron deri në 5 muaj. Këshillohet sidomos që më së shumti kujdes të bëjnë mosha e tretë. Dritare.net ju sjell disa këshilla si të mbroheni nga gripi i sezonit.

Vaksinohuni

Gripi mund të parandalohet me vaksina

Mbani duart e pastra

Lani duart me sapun dhe ujë.

Mbyllni me duar gojën dhe hundën kur teshtini

Kur teshtini duhet ta mbani gojën dhe hundën mbyllur me duar. Pasi të jeni teshtirë, menjëherë lani duart me sapun.

Mos prekni fytyrën

Kjo është një mënyrë që mikrobet të mos futen në trupin tuaj.

/L.F-dritare.net