Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ja si e vranë mësuesin vlonjat!

Ja si e vranë mësuesin vlonjat!
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti tragjik i ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës në aksin rrugor “Skelë – Ujë i Ftohtë”, pranë objektit “San Tropez”.

Rreth orës 06:20 minuta të mëngjesit është gjetur trupi i pajetë i Ajet Seferit, 80-vjeçari i njohur në qytetin e Vlorës dhe një prej mësuesve të matematikës, më të mirë dhe të njohur në këtë qytet dhe më gjerë.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se ky person mund të jetë goditur nga një automjet, pasi në vendin e ngjarjes kanë mbetur shenja gomash dhe xhama të thyer të cilat i përkasin ndonjë mjeti. Policia po punon për zbulimin dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.