Shumë shpejt kompania Samsung pritet të hedhë në treg Samunsg Galaxy S7. Rrjeti AnTuTu bën të ditur se Galaxy S7 do të jetë i koduar si SM-G930F, ndërsa pohohet më tej se risi është dhe ekrani me 5.1-inç në 1440 x 2560 piksel, 4GB RAM, 64GB memorie të brendshme si dhe Android 6.0.1 Marshmalloë.
Sipas AnTuTu thuhet se Samsung do ta mbështesë telefonin e saj në procesorin e kompanisë, Exynos 8890. Sakaq, thuhet se Galaxy S7 mund të sjell kamerën kryesore me vetëm 12MP, që do të ishte një karakteristikë më e keqe sesa Galaxy S6 e cila ka kamerën e pasme me 16MP.