Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ja si do të jetë moti të mërkurën, 20 mars!

Ja si do të jetë moti të mërkurën, 20 mars!
Gjatë ditëve të fundit  temperaturat mbi mesataren që kryesisht janë vetëm gjatë mesditës duket njësoj si të ishim në kulmin e verës. Por sot sipas një njoftimi të IGJEUM  para pak orësh në Facebook, mësohet se nesër priten reshje të dobëta në disa qarqe. Ndërsa temperaturat do vijojnë nga 4 gradë celcius deri në 22 gradë celcius.

RESHJET

Sot pasdite (e martë dt.19) dhe nesër (e mërkurë dt.20) në disa qarqe priten reshje lokalisht të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër (e mërkurë dt.20) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 9 / 20 °C

në vendet e ulëta: 7 / 22 °C

në vendet malore: 4 / 17 °C

ERA

Sot pasdite (e martë dt.19) era pritet të fryjë e lehtë në të gjithë vendin, ndërsa nesër (e mërkurë dt.20) era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet dhe në veri të vendit.

ZJARRET NË PYJE

Sot pasdite (e martë dt.19) qarqet Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër pritet të jenë në nivelin “I ULËT’’ të rrezikut ndërsa nesër (e mërkurë dt.20) qarqet Kukës, Lezhë, Durrës, Tiranë, Korçë, dhe Fier pritet të jenë në nivelin “I ULËT’’ të rrezikut (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në qarqe Shkodër, Elbasan dhe Berat pritet rrezik “I MODERUAR” vetëm nё zona tё lokalizuara.'-thuhet në njoftimin e IGJEUM./A.C/dritare.net